Foto: Ilustrim

Lipjan, dy shtetas të huaj kapen duke vjedhur në një veturë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona, shtetas të huaj, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një veturë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Lipjan.

Tutje Policia sqaron se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.