Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Lipjan, arrestohen dy persona, njëri për vjedhje e tjetri për blerje të sendeve të vjedhura

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë në Lipjan sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar.

Njërin nga të dyshuarit, G.A., 22-vjeçar, u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale – vjedhje e rëndë.

Ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë, A.D., 19-vjeçar, është iniciuar rast për blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

Te ky i fundit, Policia tha se janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet e vjedhura.

Policia tregoi se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje për 48 orë.