Letër falënderim nga policia për qytetarët që gjetën familjen e humbur në Rugovë

Policia në Rajonin e Pejës ka pritur gjatë ditës së sotme në takim dy qytetarë vullnetarë të cilët gjetën familjen katër anëtarëshe e cila kishte humbur në malet e Rugovës.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme qytetarët janë pritur në takim nga drejtori i Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, kolonel Sami Shabanaj.

“Me datën 28 qershor 2020, Stacioni Policor nё Pejё, ёshtё njoftuar se nё Bjeshkët e Rugovës ka humbur njё familje prej katёr anëtarësh. Njësitet relevante tё Drejtorisë Rajonale tё Policisë në Pejë dhe njësitet e Policisë Kufitare menjëherë janë angazhuar pёr gjetjen e familjes nё fjalë. Nё kёtё kërkim janё angazhuar vullnetarisht edhe dy qytetarë tё cilët kanë pasur njohuri të mira pёr Bjeshkёt e Rugovёs”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se familja katër anëtarëshe është gjetur nga qytetarët Idriz Kurtbogaj dhe Liridon Demaj.

“Koloneli Shabanaj ka vlerёsuar lart kontributin e dhёnё nga qytetarёt pёr operacionin e shpёtimit të jetёve tё njё familje nё Bjeshkёt e Rugovёs, në kufi me Malin e Zi. Koloneli ka ndarё letёrfalënderim pёr dy qytetarёt e lartcekur”, thuhet në njoftim.