Policia në Pejë kërkon ndihmë për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Vedat Rudaj i dyshuar për veprën, “vjedhje e rëndë”.

Vedat Rudaj ka lindur në fshatin Gremnik të Klinës më 3 janar të vitit 2000.

Policia në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës.

DRP ka vënë në dispozicion numrat 192; 080019999 si dhe 039432327 për të gjithë ata që kanë informacione për të dyshuarit.