Policia e Kosovës u del në ndihmë qytetarëve që mbetën të ngujuar në Rugovë (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndihmuar dy qytetarët të cilët ishin bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës.

“Qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe të dalin në rrugë të kalueshme, e më pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Organet e rendit kanë thënë se njoftimin për bllokimin e qytetarëve në Rugovë e kanë pranuar nga disa media elektronike, ndërsa në ndihmë i kanë dal qytetarëve në mëngjesin e ditës së sotme.