Policia në Pejë largon nga qarkullimi 12 motoçikleta

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka filluar zbatimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në komunikacion.

Policia në Pejë ka njoftuar se sot ka vazhduar realizimin e planit dhe ka lëshuar gjoba, e po ashtu ka larguar nga komunikacioni mbi 12 motoçikleta për mosregjistrim dhe për mosmbajtje të pajisjeve adekuate për ngasjen e mjetit të tillë.

“Gjithashtu Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë do vazhdoj të implementoj këtë plan edhe në qytetet tjera të rajonit të Pejës si Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, e po ashtu edhe gjatë tërë sezonës verore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia në Pejë ka njoftuar se këto masa janë ndërmarrë duke pasur parasysh se tani është në rritje numri i ngasësve të motoçikletave në rrugë, e në të shumtën e rasteve ngasësit e tyre janë të rijnë në moshë, Njësia e Komunikacionit Rrugor në Pejë nuk do ndalet në ditët në vijim.

“Duke marr parasysh se aksidentet në trafik ku të involvuar janë motoçiklistët zakonisht rezultojnë me lëndime të rënda trupore apo edhe fatalitet, apelojmë për respektim të ligjeve dhe rregullave në komunikacion”, thuhet në apelin e policisë.