Kërkohej publikisht nga policia, arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia.

Arrestimi i të dyshuarit Edison Ademi, është bërë pas publikimit të fotografisë së personit në kërkim nga policia dhe ndihmës së qytetarëve për arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 26 Mars.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Edison (Shaban) Ademi, i cili kërkohej për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion për vendndodhjen e të kërkuarit dhe dje është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Pejë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i dyshuari për vjedhje të rëndë është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt. Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnë qytetarët”, thuhet në njoftim.

KALLXO.com kishte raportuar për njoftimin e Policisë në Pejë se Edison Ademi është shapllur në këwrim si person i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar këtë person (FOTO)