Foto: Memli Krasniqi/ Facebook

Leonora Morina-Bunjaku, kandidate e PDK-së për Gjilanin

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka zyrtarizuar Leonora Morina-Bunjakun, kandidate për kryetare të Komunës së Gjilanit.

Kështu ka njoftuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Facebook.

“Një profesoreshë e aktiviste politike, që ka ecur gjatë e ndershmërisht me Partinë Demokratike të Kosovës, Leonora Morina Bunjaku, është kandidate e jona për të udhëhequr me Komunën e Gjilanit.  Ajo ka dëshmuar vullnet e forcë për të marrë përgjegjësi dhe i ka kryer ato ashtu si duhet”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime.

“Kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë. Dhe, Leonora me ekipin e saj është lista e duhur për këtë. Ajo ka mbështetjen tonë të parezervë, të të rinjve e të rejave për t’i dhënë një frymë të re e prioritet qeverisjes në Gjilan”, ka shkruar ai.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.