Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

“Le Figaro”: Presidenti i Kosovës akuzohet për krime lufte nga drejtësia ndërkombëtare

Gazeta franceze “Le Figaro” ka publikuar një lajm të agjencisë AFP, në të cilin tregohet për ngritjen e aktakuzës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Prokurorët e Gjykatës Speciale për Kosovën e kanë akuzuar të mërkurën presidentin kosovar Hashim Thaçi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer gjatë konfliktit kundër Serbisë në fund të viteve ‘90”, raporton “Le Figaro”.

“Hashim Thaçi akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, përfshirë vrasje, zhdukje të detyruar të personave, persekutim dhe torturë“, ka njoftuar gjykata, selia e të cilës është në Hagë, përmes një komunikate, duke precizuar se akuzat duhet të konfirmohen nga një gjykatës.