LDK sfidon PDK-në për ndërtimin e çerdheve

Kandidati për deputet nga LDK, Xhavit Rexhaj ka thënë se Kosova nuk ka buxhet për ndërtimin e 300 çerdheve, ashtu siç premtoi PDK gjatë debatit.

Sipas tij, LDK ka një plan tjetër për ndërtimin e çerdheve në Kosovë.

“70 çerdhe nëse i ndërton ka dy në çdo komunë, nuk mjaftojnë për me pas efekt në edukimin parashkollor”, tha ai në #DebatPernime.

“300 çerdhe kushtojnë 250 milionë euro, duhet me i ushqy dhe duhet 3 mijë edukatore me i punësu, s’ka Kosova pare”, deklaroi Rexhaj.

“Ne do t’i krijojmë nga 500 grupe në vit nëpër shkolla tona, nëpër klasa tepër. Kostoja e këtij programi është 48 milionë edukatorët, 40 milionë ndërtesa dhe ushqimi kushton 15 milionë në vit”, tha në fund ai.

PDK premton ndërtimin e 300 çerdheve brenda 4 viteve

www.kallxo.com