PDK premton ndërtimin e 300 çerdheve brenda 4 viteve

Anëtari i PDK-së dhe ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka thënë se partia të cilën e udhëheq Kadri Veseli do t’i nderoj 300 çerdhe në nivel vendi nëse arrin të qeverisë me vendin.

“Në programin tonë janë për ndërtim 300 cerdhe në gjithë vendin, në vendbanimet që kanë mbi 1 mijë banorë duke u dhënë përparsi zonave të thella rurale”, ka thënë ai në #DebatPernime.

“Pra, në tërë territorin e Kosovës po i premtojmë 300 çerdhe të reja për katër vite”, tha ai.

I pyetur se a është planifikuar buxheti për ndërtimin e 300 çerdheve, ai tha se PDK edhe në të kaluarën e ka siguruar buxhetin.

“Gjendet buxheti, nëse dojna gjendet. PDK-ja ka dëshmuar edhe me shkolla, PDK e ka dëshmuar edhe me rrugë. Ne do t’i përgatisim edhe stafin paraprakisht”, deklaroi ai.

“Sa i përket çerdheve se harrova me i përmend këto, është të gjithë ata, se natyrisht se do të ketë partnerit publiko privat, por edhe çerdhe private, ku do të pushohen prej tatimeve në 3 vitet e para, të gjithë ata që duan me hap çerdhe që me ulë koston e pagesave”, tha Muzafer Shala.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!