Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK parasheh ndërtimin e stadiumit nacional brenda gjashtë viteve

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Andi Pireva, në #DebatPernime ka shpalosur programin në fushën e sportit.

Pireva tha se LDK-ja ka planifikuar ndërtimin e stadiumit nacional, sallën moderne të xhudos, stadiumin olimpik me shteg të atletikës si dhe pishinat e hapura e gjysmë të mbyllura dhe gjysmë olimpike e olimpike, zyrat për federatat sportive, komitetin olimpik dhe Fakultetin Edukimit Fizik dhe Sportit në atë pjesë.

Ai tha se këto do të hyjnë në kuadër të Qendrës Kombëtare për Sportin.

Përveç këtyre ai tha se LDK-ja ka paraparë vendosjen e kodit të etikës sportive, parandalimin e huliganizmit, kontrollin e dopingut, trajnimet për trajnerët e referët.

“Ne po mendojmë ta bëjmë një qendër kombëtare e të ketë edhe hotel me pesë yje edhe laboratorë të Mjekësisë Sportive edhe për hulumtime antropologjike dhe diagnostikimin e sportistë ve dhe karakteristikave të tyre”, tha Pireva në DebatPernime.

Ndërsa për komunitetet Pireva tha se kanë planifikuar që në secilin stadium në ekrane të jetë dygjuhësia edhe të ketë përkrahje për sportit edhe me ata me nevoja të veçanta për komunitetet.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Burbuqe Bakija Deva nga AAK, Fahredin Spahija e Avdi Pireva nga LDK dhe Anesa Qolakoviq nga NDS.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.