Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fahredin Spahija: Çdo vit do të rrisim buxhetin për kulturë nga 10 milionë euro

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fahredin Spahija në DebatPernime ka premtuar rritjen e buxhetit për kulturën dhe Qendrën Kinematografike të Kosovës.

“Buxheti për kulturë të rritet nga viti në vit. Meqë është 35 milionë do të jetë 10 milionë më shumë çdo vit”, deklaroi Spahija.

Ndërsa për Qendrën Kinematografike të Kosovës e cila vitin e kaluar kishte buxhet rreth 810 mijë euro ai tha se do t’i dyfishohet.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Burbuqe Bakija Deva nga AAK, Fahredin Spahija e Avdi Pireva nga LDK dhe Anesa Qolakoviq nga NDS.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.