Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Murtezaj: Askush nuk e ndalon Kosovën t`i plotësojë kriteret për aplikim në organizata ndërkombëtare

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valon Murtezaj tha që Kosovën nuk e ndalon askush të hyjë në organizata ndërkombëtare nëse i plotëson kriteret për anëtarësim.

“Aplikimi si gjest formal në një organizatë ndërkombëtare për Lidhjen Demokratike është diplomaci multilaterale dhe tepër e rëndësishme që hynë në kuadër të konsolidimit të shtetësisë e Kosovës. Askush Kosovën nuk e ndalon të plotësojë kritere si për anëtarësim në INTERPOL apo UNESCO”, tha Murtezaj në DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Valon Murtezaj nga LDK, Haki Abazi nga VV dhe Emilja Rexhepi nga NDS, të cilët do të flasin për ‘Politikën e jashtme’.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.