Nesër vizitat pa pagesë në Muzeun e Lidhjes së Prizrenit

Gjatë gjithë ditës së nesërme, vizitat në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të jenë pa pagesë.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren  njofton se për ndër të 17 Shkurtit të gjitha vizitat brenda hapësirave të Lidhjes do të jenë falas.

“Ju njoftojmë se me 17 Shkurt, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të jetë i hapur dhe pa pagesë për të gjithë vizitorët”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.