LDK kërkon dorëheqjen e menjëhereshme të ministres Nagavci

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për reformën e arsimit në Komunën e Kamenicës.

Jehona Lushaku nga LDK-ja ka thënë se vendimi vërteton se MAShTI ka shkeur Kushtetutën e Kosovës duke tejkaluar kompentcat e saj dhe ka cënuar përgjegjësitë komunale “Ky vendim tregon se si qeveria e ka përdorur arsimin për përfitime ekeltorale”.

“Kjo ministre nuk mund të udhëheqë arsimin ku edukohen gjeneratat e ardhshme, ajo nuk është shembull i mirë”, ka thënë Lushaku.

Në anën tjetër, Xhafer Tahiri ka thënë “Qytyetarët duhet që ta mbrojnë Kushtetutën, sidomos kur Kushtetuta shkelet nga pushteti”.

“Kosova ka ndërtuar një standard demokratik të respektimit të Kushtetutës dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese më të mirë në rajon. Ne si subjekt e kemi dhënë shembullin e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në secilin rast”, është shpehur Tahiri.

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se MASHTI-i përmes vendimit ‘ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore’.

MASHTI humb rastin në Kushtetuese për vendimet e qeverisjes së Qëndron Kastratit në Kamenicë