Ilustrim
Lajmëruan rrejshëm për mjet shërthyes në një lokal në Leposaviq, nisin hetimet
04.8.2022 - 12:02
Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të lajmërimit të rrejshëm në Leposaviq.
Sipas raportit, Policia kishte pranuar një informatë se në një lokal ka mjet shpërthyes, mirëpo pas daljes në vend të ngjarjes është konstatuar se nuk ka pasur mjet shpërthyes.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast njësiti për deminim i PK- pas kontrollit të lokalit ka konstatuar se nuk ka mjet shpërthyes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Policia ka njoftuar prokurorin në lidhje me rastin dhe aktualisht janë duke u zhvilluar hetime.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:45.