Lajm i mirë nga Malisheva: 19 të shëruar, që 8 ditë asnjë i infektuar

Në komunën e Mallishevës numri i të shëruarve nga sëmundja COVID-19 ka shkuar në 55.

Vetëm sot janë shëruar 19.

Ndërsa janë bërë tetë ditë që nuk është konfirmuar asnjë rast me coronavirusin e ri.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Hajdin Berisha.

“Dita e 8 asnjë rast me COVID-19 në Malishevë. Nga IKShPK kemi marrë vesh se janë 19 të shëruar vetëm sot nga Malisheva, ndërsa numri i të shëruarve në total është 55. Një person ka ndërruar jetë fatkeqësisht ndërsa duhet të kujdesemi që edhe 14 rastet e tjera të shërohen. Sot janë bërë 40 ditë që Malisheva është në karantinë dhe duhet t’u përmbahemi masave që të dalim sa më shpejtë”, ka thënë Berisha.

Në komunën e Malishevës në total deri më tani janë konfirmuar 70 raste me COVID-19 dhe është komuna e dytë më e prekur në Kosovë.

Deri më tani në Kosovë  me virusin COVID-19 janë të infektuar 669 persona, 159 janë shëruar dhe 18 kanë vdekur.

Testohen 255 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet