Lajçak takon komandantin e ardhshëm të KFOR-it, flasin për gjendjen në Kosovë
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me komandantin e ardhshëm të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Përmes një shkrimi në rrjetin Twitter, Lajçak theksoi se kanë folur për situatën aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.
“Kënaqësi të mirëprisja komandantin e ardhshëm të misionit të NATOS-s, KFOR, Gjeneralmajor Ulutaş në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me KFOR-in”- ka shkruar ai.
Pleasure to welcome the incoming Commander of @NATO_KFOR Major General Ulutaş in my office today. We exchanged views on the current situation in Kosovo and the Dialogue. Looking forward to continuing the long-standing excellent cooperation with KFOR. pic.twitter.com/P66nFYLXAr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2023
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmje.