Foto: Mirosllav Lajçak, Twitter

Lajçak dhe shefi i KFOR-it takohen në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka takuar sot Shefin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, në Bruksel.

“Mirëprita Komandantin Gjeneral Major Ristruccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme” – ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ai është shprehur mirënjohës për punën jetike të KFOR-it, në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

KFOR-i është mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, që vepron në Kosovë që nga qershori i vitit 1999 për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në zonë.