Lajçak dhe Vuçiq Foto: Twitter

Lajçak deklarohet pas rundit të dytë të diskutimeve me Vuçiqin

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është shprehur se pas raundit të dytë të diskutimeve, shpreson se janë në rrugën e duhur në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes rrjetit Twitter, Lajçak potencon se i vlerëson përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe se bisedimet do vazhdojnë.

“Pas një raundi të dytë diskutimesh mbrëmë vonë, shpresoj se jemi në rrugën e duhur. I vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit të Serbisë për të mbështetur një zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, shkroi Lajçak.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për dy ditë kanë qëndruar në Kosovë, ku janë takuar me liderë institucionalë dhe të partive opozitare.

Qëllim i vizitës së tyre u tha të jetë shmangia e përsëritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Lajçak: Pata një diskutim të vështirë më Vuçiqin, do të vazhdojmë bisedimet sonte më vonë