Kuvendi zgjedh katër anëtarë të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur katër nga 7 anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Anëtarët e zgjedhur janë Ilir Bytyqi, Fadil Miftari, Bajram Mjeku dhe Petrit Musolli.

Ndërsa ka mbetur edhe një kandidat për tu zgjedhur, ku kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha që për shkak të mungesës së kuorumit, zgjedhja e anëtarit të pestë do të bëhet nesër në seancën e rradhës.

Kurse kanë mbetur të zgjedhen edhe 2 anëtarë nga komunitetet. Të propozuarit janë Ivan Radulovic e Stefan Filipovic nga komuniteti serb dhe Amanda Toska e Ramce Kasi nga komunitetet joshumicë.

Seanca e rradhës e Kuvendit mbahet nesër nga ora 10:00.