Kuvendi të hënën me seancë të jashtëzakonshme për energjinë elektrike

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, me pikën e vetme të rendit të ditës, për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Siç bëhet e ditur nga Kuvendi, seanca do të fillojë në ora 12:00.

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike ka hapur debat në Kosovë, ku opozita ka bërë thirrje që ky propozim të mos miratohet nga Qeveria.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se propozimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, nuk është final.

Gjatë konferencës për media bashkë me kryeministrin Kurti, të merkuren Rizvanolli tha se shuma prej 75 milionë euro, e ndarë nga Qeveria për subvencionim, do ta zbusë tarifën.

Rizvanolli: Propozimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës nuk është final