Kuvendi sot në agjendë projektligjin ku përfshihet tërheqja e 10 për qind nga Trusti

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, do të hidhet sërish në votim në parim, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ky projektligj nuk kishte arritur të kalonte në njërën prej seancave të Kuvendit gjatë sesionit pranveror të punës, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë projektligj parashihet edhe ndryshimi ligjor që do të mundësonte tërheqjen prej 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, nga ana e qytetarëve.

Mundësia për këtë ndryshim ligjor është bërë për shkak të pasojave ekonomike nga situata me pandeminë COVID-19.

Kuvendi sot do të mbajë dy seanca.

Tërheqja e 10% të mjeteve nga Trusti pritet të bëhet online