Tërheqja e 10% të mjeteve nga Trusti pritet të bëhet online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar Trustin Pensional të Kosovës dhe është  bërë të ditur se nëse miratohet ligji për tërheqjen e 10% nga Trusti Pensional të gjitha procedurat do të kryhen online.

“Tërheqja do të bëhet vetëm online dhe kjo do të bëhet vetëm pasi të hyn ligji në fuqi dhe të nënshkruhet nga Presindeti dhe të del në gazetën zyrtare”, ka thënë Adrian Zalli Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti).

Zëvendëskryeministri Tahiri ka treguar procedurat të cilat duhet ndjekur për të tërhequr paratë.

“Procedura është e thjesht, vendoset numri personal në faqe dhe numri i xhirollogarisë dhe pastaj verifikohet me BQK-në dhe paratë e Trustit, 10% do të dalin në xhirllogarinë e njerëzve që janë përfitues”, ka thënë ai.

Tahiri ka bërë të ditur se janë mbi 600 e 30 mijë e 349 persona të cilët janë pjesë e kësaj skeme dhe rreth 200 milionë euro të cilat mund të tërhiqen nga ky fond.