Kuvendi pa kuorum për të votuar projektligjin për produktet esenciale

58 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, duke pamundësuar miratimin e tij.

“Vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim, nuk ka kuorum për këtë pikë, kështu që kthehemi në orën 15:00 dhe e shohim a po mund të rigrupohet mazhoranca”- ka konstatuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Deputetët e Kuvendit kanc diskutuar për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Qëllimi i kësaj nisme legjislative është që të rregullojë masat mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët, në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit në treg në pajtim me këtë ligji dhe mënyrën e zbatimit të tyre.

Çmimet tavan për produktet esenciale, opozita kërkon që të rishkruhet projektligji