Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me fillim në ora 10:00.

Sipas një komunikate për media nga ky institucion, pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se po nesër do të mbahet një seancë plenare me fillim nga ora 11:00.

Ky është rendi i ditës për seancën plenare:

– Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.