Kuvendi mbyll punimet për sot, miratohen 4 projektligje të tjera në fund të seancës

Në përfundim të punimeve të seancës së sotme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër projektligje.

Projektligjet e miratuara janë: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminimin Humanitar; Projektligji për Shërbimet Këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural; Projektligjin për patentat; si dhe Projektligji për masat e uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve të elektronike të shpejtësisë së lartë.

Të gjitha projektligjet janë miratuar me shumicë të thjeshtë parlamentare me mbi 61 vota pro.

Punimet e kësaj seance kanë mbetur tek pika e 18-të e rendit të ditës, ajo për shqyrtimin e propozim vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se kjo seancë vazhdon të hënën në ora 14:00.