Foto: The Royal Family, Facebook

Vdiq mbretëresha Elisabeth II

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur sot pasdite në moshën 96-vjeçare.

Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi të enjten u rritën shqetësimet për shëndetin e saj.

Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952, raporton BBC.

Në një deklaratë, Buckingham Palace tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”.

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë vuante nga probleme shëndetësore që nga tetori i vitit të kaluar, të cilat kanë bërë që ajo të ketë probleme për të ecur dhe qëndruar në këmbë.

Elizabeth II i ka deleguar gjithnjë e më shumë detyrat tek princi Charles dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në muajt e fundit. Ajo ishte shëruar nga infektimi me koronavirus në shkurt të këtij viti.