Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës me një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës, Lista Serbe del nga salla - VIDEO

Kuvendi i Kosovës, ka nisur punimet duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës.

Deputeti i grupit 6+ Rasim Demiri tha se nesër është 25 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë mbajtjes së heshtjes, deputetët e Listës Serbe janë parë duke e lëshuar sallën.

“Lavdi për gjitha viktimat e shtetit gjenocidal serb”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosocës Vjosa Osmani.

E deputeti Demiri tha se është njëra nga ditët më të zeza të historisë së shtetit Boshnjak.

“Akuza për Srebrenicë ku janë vrarë 8 mijë 372 boshnjak nuk do të thot se gjenocid nuk ka pas edhe në vendet e tjera të Bosnje e Hercegovinës”, tha ai.

Demiri me këtë rast tha se gjykojnë gjithë ata që kanë bërë dhe kanë përkrah krimet. Dëshiroj të shpreh ngushëllime për gjitha viktimat dhe familjet e tyre.

“Kryesit e krimeve janë të njëjtë si në Bosnje edhe në Kosovë. Kjo është mundësia t’i kujtojmë viktimat të zhdukurit dhe të paidentifikuarit viktimat e viti 92 të shekullit 20. Mundësia është ti falënderohemi NATO-s për ndihmë në Bosnje e Kosovë”, tha ai.

Edhe deputetja Saranda Bogujevci nga LVV, ka reaguar duke thënë se Serbia ende vazhdon me na trajtu në mënyrën më të keqe të mundshme.

“E vetmja gjë që nuk mund të bëjnë është vazhdimi i vrasjeve që i kanë bërë në të 90-tat”, tha ajo.

Bogujevci e quajti fatkeqësi që deputetët e Listës Serbe janë në Kuvend të Kosovës dhe në momentin kur u përmend Srebrenica ata sipas saj e lëshuan sallën.