Kuvendi i Kosovës - Arkiv

Kuvendi i Kosovës mbanë seancë plenare, në rend dite debati parlamentar për politikën e jashtme

Kuvendi i Kosovës sot në orën 10:00 ka paralajmëruar seancë plenare, ku në rend dite do të ketë debat parlamentar për politikën e jashtme, shqyrtimi i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, për këtë seancë janë paralajmëruar 13 pika të rendit të ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Debat parlamentar për politikën e jashtme,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,
  9. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-014 për Infrastrukturën Kritike,
  10. Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,
  11. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
  12. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
  13. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.