Ilustrim

Kuvendi formoi komisionin Ad-hoc për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka formuar komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e dy kandidatëve për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

Fillimisht këto komisione do formoheshin ndaras, mirëpo me propozim të deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani dhe me miratim të deputetëve u vendos që të formohet një komision për të dyja përzgjedhjet.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti Fitim Haziri është emëruar zëvendëskryetar i komisionit ndërsa anëtar janë përzgjedhur deputetët, Arbereshë Kryeziu-Hyseni, Valon Ramadani, Njiazi Isaku dhe Besim Muzaqi.

Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës i takon kryetari i komisionit, andaj kryetare u zgjodh Eliza Hoxha si dhe anëtar Isak Shabani.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës anëtarë u propozuar deputetët Agim Veliu dhe Armend Zemaj, kurse nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputetja Time Kardiaj po ashtu u zgjodh anëtare.

Ndërkaq grupit Multietnik i takon zëvendë kryetari i dytë, me ç’rast u zgjodh të jetë deputeti Fidan Zhillta.