Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kusari – Lila: Rezoluta e opozitës nuk është serioze dhe nuk ofron zgjidhje në sektorin e energjisë

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila tha se tema e sotme e seancës së jashtëzakonshme do të mund të trajtohej si pikë e rregullte e rendit të ditës.

Sipas saj, kërkesa e opozitës për debat lidhur me çmimin e energjisë elektrike nuk përmban ndonjë risi nga opozita.

Ajo e ka quajtur jo serioze rezolutën e përbashkët të propozuar nga PDK, LDK dhe AAK.

“Rezoluta e prezantuar nuk është serioze dhe nuk kontribuon në ofrimin e zgjidhjes, kjo nuk është risi pasi zgjidhjet e vetme që i keni ofruar kanë qenë, seanca të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë, komisionet hetimore në mesin e krizës, ndërsa në vazhdimësi keni abstenuar në zhvillimin e politikave në sektorin e energjisë. Sfidat shumë vjeçare të këtij sektori janë përgjegjësi edhe e juaja nga dekada e fundit” – tha Kusari Lila.

Ndërsa ka shtuar se sot në Kuvend e kanë pasur mundësinë të diskutonin për vijimësinë e vitit të fundit të legjislaturës së 8-të.

“Kërkesa e sotme për një seancë të jashtëzakonshme nuk përmban asnjë risi nga opozita, është saktësisht kopje dhe përsëritje e të njëjtave kërkesa nga e kaluara kur situata ishte shumë më dramatike”- është shprehur ajo.

Megjithatë Kusari – Lila gjatë fjalimit të saj tha se është fakt se ka dyshim për faturim jo të saktë.

“Se ka dyshim për faturim jo të saktë është evident, për të cilin qytetarët duhet ti drejtohen KESCO dhe ZRRE-së”- tha ajo.

 

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

PDK prezanton rezolutën për uljen e çmimit të rrymës, këto janë rekomandimet