Foto: Albin Kurti/Facebook

Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

“Për shumë mote Pashkët! Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët. Ju uroj atyre Pashkë të gëzuara!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka uruar që sakrifica të triumfojë mbi egoizmin, drita mbi errësirën dhe jeta mbi vdekjen.

“Për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhënjen mbi vdekjen. Triumfofshin dhe midis nesh!”, ka thënë kryeministri Kurti.

I pari i Qeverisë në urimin e tij ka cituar edhe at Fan Stilian Nolin.

“Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë. Për shumë mote Pashkët!”, ka përfunduar Kurti.