Kurti udhëton për në Vjenë, takohet me kancelarin Karl Nehammer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë për vizitë zyrtare.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, atje Kurti do të pritet në ceremoni zyrtare nga Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, për një takim bilateral.

Ndërsa pas takimit bilateral do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

“Gjatë qëndrimit njëditor në Vjenë, Kryeministri Kurti po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë” të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.