Albin Kurti me William Walker/ Foto: Albin Kurti- Facebook

Kurti takohet me William Waker në Washington DC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-ambasadorin e OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker.

Kështu ka njoftuar vetë kreu i ekzekutivit përmes një postimi më rrejtin social “facebook”, ku ka thënë se me Walkerin është takuar gjatë vizitës në Washington D.C.

Kurti ka kujtuar kohën kur ishte takuar për herë të parë me ish-ambasadorin Walker para 25 viteve në Kosovë.

“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

Tutje kryeministri për Walkerin ka thënë se diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve.

Kurti, së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani janë në vizitë zyrtare në Amerikë.