Kurti takohet me politikanin serb, Çedomir Jovanoviq
03.12.2023 - 22:11
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti është takuar me politikanin serb Çedomir Jovanoviq.
Kurti në takim me politikanin liberal, sipas njoftimit biseduan rreth zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe raportet mes dy vendeve.
Në komunikatë tutje thuhet se u fol për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor e demokratizimin e shoqërive dhe institucioneve.
Tutje thuhet se u fol për pluralizmin politik, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garantues të paqes dhe sigurisë në rajon.
Jovanoviq është themelues i partisë politike të quajtur Partia Liberale Demokratike.
Ai ishte kandidat për president në zgjedhjet presidenciale të Serbisë më në 2008 dhe 2012.