Kurti: Takimet me Isa Mustafën do të vazhdojnë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti ka thënë që do të vazhdojnë takimet me LDK-në, mirëpo nuk ka treguar ditën.

“Me siguri do të ketë takime, mirëpo këto nuk janë lajme, kur ti kemi rezultatet konkrete kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse që i bashkëngjitet harmonizimit programor do të mund të kemi se çfarë të themi”, ka thënë shkurt Kurti.

Kurti nuk tregoi nëse do ti dërgon ndonjë ftesë Isa Mustafës për takim, pas propozimit që ky i fundit ia bëri në të cilin tha që LDK-ja është e gatshme të heç dorë nga një ministri për postin e presidentit.

Në anën tjetër Shefja e  së Zyrës së BE-së, Përfaqësuesja e Posaçme të BE-së, EULEX-it dhe shefat të Misioneve të BE-së në Kosovë kanë kërkuar nga partitë fituese që të arrijnë sa më shpejtë konsensusin për formimin e qeverisë së r

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para e pasuar nga LDK-ja, këto dy parti janë dakorduar parimisht për formimin e koalicionit, mirëpo përveç harmonizimit të programit, marrëveshja për koalicion nuk është duke u nënshkruar për shkak të mosmarrëveshjeve që këto dy parti kanë për postin e presidentit si dhe ndarjen e ministrive.

Mustafa: Nëse LVV zotohet të na mbështesë për presidentin, LDK heq dorë nga një ministri

.