Albin Kurti, Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Kurti: Shteti i Kosovës do të kujdeset maksimalisht për trashëgiminë e luftës

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit Sali Shabani tek Memoriali i Martirëve në Korishë të Prizrenit.

Kryeministri së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, Kryetarin e Komisionit Qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti dhe deputetë të Kuvendit të Republikës kanë përkujtuar civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Budakovë, Reshtan, Bllacë, Mushtisht, Maçitevë dhe Greikoc, të vrarë në maj të vitit 1999.

Albin Kurti në zbulimin e shtatores së heorit Sali Shaban, Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Kurti ka thënë se shteti i Kosovës do të kujdeset maksimalisht për trashëgiminë e luftës në Kosovë.

“Kur sheh pllakën përkujtimore me emrat e të vrarëve në Korishë, vëren që të paktën 14 prej tyre kanë qenë fëmijë, pra ishin nën moshën 18 vjeçare atëherë kur u vranë. Mosha e tyre është dëshmia më e pakontestueshme e pafajësisë së gjithë këtij grupi aq të madh të njerëzve, që Serbia i vrau vetëm pse ishin shqiptarë”, thuhet të ketë thënë Kryeministri Kurti.

Albin Kurti, Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës