Kurti pas takimit me kancelarin gjerman: Kosova proaktive dhe konstruktive në dialog, marrëveshja përfundimtare me njohjen në qendër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me homologun gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Kosova është proaktive në procesin e dialogut me Serbinë.

“E njoftova kancelarin Scholz për qëndrimin e Kosovës në dialog, Kosova është proaktive dhe konstruktive, jep propozime në linjë me vlerat e përbashkëta me Bashkimin Evropian. Dëshirojmë një marrëveshje përfundimtare, që e ka njohjen reciproke jo në fund, por në qendër. Jemi të përkushtuar të ecim shpejt dhe të kemi rezultate konkrete dhe të bashkëpunojmë më shumë”, tha Kurti.

Ndërsa kancelari gjerman Scholz e ka inkurajuar kryeministrin kosovar që të vazhdojë këtë proces.

“Unë e inkurajova Albin Kurtin për bashkëpunim konstruktiv në negociata, në fund të fundit bëhet fjalë që nga marrëveshja të përfitojnë njerëzit e të dy vendeve dhe Ballkani Perëndimor në përgjithësi, sepse parakushti i rëndësishëm për investime dhe vende pune në këtë mënyrë dhe perspektiva për të rinjtë është stabiliteti dhe besimi në një të ardhme në paqe të rajonit”, tha kancelari Scholz.

Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëron vizitë në Prishtinë