Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëron vizitë në Prishtinë
04.5.2022 - 16:23
Kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët me kryeministrit e Kosovës, Albin Kurti njoftoi se shumë shpejt do ta vizitojë Republikën e Kosovës.
Kancelari gjerman ka njoftuar se do të punoj ngushtë me partnerët e tjerë të Bashkimit Evropian që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.
Kryeministri Kurti ka mbajtur takim të mbyllur me kancelarin gjerman Scholz.
Pas konferencës që është duke vazhduar, kancelari gjerman Scholz do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në mbrëmje është paralajmëruar edhe një takim i përbashkët mes kryeministrit Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak.