Kurti kërkon nga Austria që t’i ndihmojë Kosovës për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një takimi me kancelarin austriak, Karl Nehammer, tha se ka kërkuar nga ai që Austria të lobojë për liberalizmin e vizave për Kosovën si dhe ka përmendur rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Biseduam edhe për situatën politike dhe nevojën për kujdes të shuar në këtë pjesë të Evropës, potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe përshpejtim e agjendës drejt integrimit dhe anëtarësimin në BE. Nga kancelari kërkova që Austria të shtyjë përpara vendimin për liberalizmin e vizave në Këshillin Evropian sepse ky është një vendim i vonuar që po dëmton jo vetëm qytetarët por edhe bizneset dhe ekonominë e Kosovës”, tha Kurti në një konferencë për media.

Ndërsa, kancelari austriak, Karl Nehammr, tha se është e rëndësishme që Austria të jetë urë lidhëse për anëtarësimin e Kosovës në BE.

‘Edhe kryeministri e përmendi, e është e rëndësishëm që edhe më tej Austria të jetë urë lidhëse për BE-në dhe ne kemi zhvilluar biseda të mira se si mund ta përshpejtojmë procesin dhe prandaj do të jetë e rëndësishme që edhe Gjermania të përfshihet në rend të madh sepse edhe ata janë miqtë e Kosovës, që ta përshpejtojmë anëtarësimin në BE”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova duhet të jetë brenda Bashkimit Evropian.

“Kosova nevojitet të jetë brenda Bashkimit Evropian, në familjen e BE-së dhe duhet një proces i rrethuar dhe perspektiva të mëdha dhe problemet që i kemi për shkak së kaluarës, ne duhet t’i shikojmë fqinjët serbë dhe t’i zgjidhim këto probleme së bashku. Këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku me objektiva të qarta që ta zgjerojmë familjen evropiane”, shtoi Nehmmar.

Nehammer gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, do të takohet edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Kancelari i ri austriak u betua në dhjetor të vitit 2021.