Foto: ZKM

Kurti emëron dy zëvendësministra

Agon Dobruna dhe Ali Tafarshiku janë emëruar zëvendësministra në dy dikastere të ndryshme të Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Agon Dobrunën zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve. I njëjti më herët ka qenë zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal.

Ndërkaq Ali Tafrashikun e ka emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal.

“Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku” – thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar dy zëvendësministra. FOTO: ZKM.