Kryetari i bordit të RTK-së: Raporti i Inspektoratit të Punës për shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit, i çuditshëm dhe i paparanueshëm

Javën e kaluar, Inspektorati i Punës ka nxjerrë në raport zyrtar për shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës.

Ky raport thotë se Bordi i RTK-së ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Punës.

Por, Besnik Boletini, kryetar i bordit të RTK-së tha se ky raport është i papranueshëm.

Ai tha se Kastratit nuk i është ndërprerë marëdhënia e punës, ndërsa si i tillë është trajtuar nga Inspektoriati i Punës.

“Ne e kemi pranu një raport, është pak i çuditshëm sa i përket trajtimit siç duket inspektori nuk e ka kuptu mirë ligjin e RTK-së, sepse ne nuk e kemi përjashtu nga puna, ai është në një pozitë aktuale në RTK dhe nuk i është ndërprerë marrëdhënia e punës. Është raport i papranueshëm dhe i kemi dërgu vërejtjet tona me shkrim sepse ne konsiderojmë se shkarkimi është bërë në mënyrë të duhur”, tha ai.

Çfarë thotë raporti i Inspektoratit të Punës për shkarkimin e Ngadhnjim Kastratin nga pozita e drejtorit të RTK-së? (Dokument)