Kryeministri Kurti uron 'Festën e Mbretit belg'

Kryeministri Kurti ka qenë i pranishëm të premtën në Ambasadën e Belgjikës në Kosovës për të shënuar 157 vjetorin e “Festës së Mbretit Belg”.

Kjo festë ka filluar së shënuari nga viti 1866 dhe është një ditë ku nderohet Mbreti i belgëve dhe historia e Mbretërisë së Belgjikës dhe popullit të saj.

Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti tha se Belgjika mbanë një vend dhe rol të veçantë për popullin tonë, duke qenë shtëpi e qindra e mijëra atdhetarëve, të cilët kanë punuar pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“E në këtë përpjekje për liri, Belgjika u shfaq si një aleat i palëkundur. Ajo ishte njëra nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe mbështetja e saj vazhdon edhe sot e kësaj dite, teksa punojmë bashkë për përmbushjen e synimeve të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, veçoi kryeministri” – thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

“Si shembull të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, kryeministri e mori avancimin e prezencës së saj diplomatike në Kosovë.  Në shtator të këtij viti, Belgjika ka hapur ambasadën e plotë në Kosovë dhe ka emëruar Gregoire Cuvelier si ambasadorin e saj të parë në Republikën e Kosovës” – thuhet tutje në komunikatë.

Krahas lidhjeve diplomatike, kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin ndërmjet bizneseve belge dhe ato nga Kosova, të cilat po japin rezultate premtuese.

Për fund, ne këtë ditë të shënuar për Mbretërinë e Belgjikës, ai i shprehu urimet e tij Mbretit Philippe, Mbretëreshës Mathilde, Princeshës Elisabeth, Princit Gabriel, Princit Emmanuel dhe Princesësh Eleonore.