
KRU Prishtina vazhdon edhe sot aksionin, që në mëngjes identifikohen lidhje ilegale
19.8.2023 - 11:10
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar aksioni për identifikimin e kyçjeve ilegale në ujësjellës.
Përmes një njoftimi, KRU Prishtina ka bërë të ditur se vetëm nga ora 07:00 deri në 09:00 të mëngjesit të sotëm janë identifikuar 6 lidhje ilegale në lagjen Veternik të Prishtinës.
“Sot nga ora 07:00-09:00 janë identifikuar dhe shkyçur 6 lidhje ilegale në Veternik.Në rrugën” Mbreti Gent”, rruga” Sadik Stavileci” dhe rruga” Agim Hajrizi”. Veterniku prin me raste ilegale.Vazhdon aksioni” – thuhet në njoftim.