Krerët kryesor të shtetit nuk marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Sami Thaqit

Sami Thaqi, pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dy ditë më parë në krye të detyrës, gjatë një batisje në Zhur të Prizrenit.

Varrimi i Thaqit u mbajt të mërkurën në fshatin Shkarashnik të Komunës së Malishevës.

Në ceremoninë e varrimit të policit Sami Thaqi kanë marrë pjesë drejtues të Prokurorisë së Shtetit, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe deputetë të ndryshëm, por nuk kanë marrë pjesë krerët kryesor të shtetit.

Në ceremoninë e varrimit të Thaqit nuk është parë presidenti i vendit Hashim Thaçi, as kryeministri në detyrë, Ramush Haradinj, e as kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca.

Arsyet e mos pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit për zyrtarin policor nuk dihen, por krerët e shtetit janë mjaftuar me postime përmes rrjeteve sociale për vdekjen e Sami Thaqit.

Një zyrtar tjetër policor, Izet Demaj, ka vdekur gjatë viti të kaluar, por në varrimin e tij, kishte marr pjesë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, për dallim nga varrimi i cili u mbajt gjatë ditës së djeshme.

Thaqi u varros gjatë ditës së mërkurë (29.02.2020), pasi ra në detyrë gjatë një bastisje në fshatin Zhur të Prizrenit.

Thaqi la pas vetes gruan dhe tre fëmijë.

Për familjarët e policit, Qeveria në mbledhjen e djeshme ka ndarë 15 mijë euro, ndërsa për dy policët e tjerë të lënduar ka ndarë për secilin 10 mijë euro.

VIDEO: Varrimi i policit Sami Thaqi

VIDEO: Varrimi i policit Sami Thaqi