Krasniqi në përvjetorin e vendimit të GjND-së: Edhe sot kujtojmë luftën e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 13 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës ka thënë se në këtë ditë kujtohet dhe nderohet sakrifica e madhe ndër breza të popullit dhe lufta e e shenjtë e çlirimtare e UÇK-së.

Ai ka thënë se si sot, 13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare

“Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë – shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historic” – është shprehur ai.

Tutje Krasniqi ka thënë se është krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët liridashës.

Osmani: Vendimi i GjND-së, thirrje për vendet e tjera ta njohin pavarësinë e Kosovës