Osmani: Vendimi i GjND-së, thirrje për vendet e tjera ta njohin pavarësinë e Kosovës

13 vite më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte konfirmuar se pavarësia e Kosovës nuk e kishte shkelur ligjin ndërkombëtarë.

Kosova, kishte shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008, e më shumë se dy vite më vonë, më 22 korrik 2010 GjND kishte treguar se kjo ky veprim ishte legjitim.

Kjo ditë, sot është përkujtuar edhe nga e të parës së vendit, Presidentes Vjosa Osmani, e cila përmes një postimi në Twitter ka thënë se konfirmimi i GjND-së mbetet thirrje që vendet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës ta njohin atë.

“13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane” – ka thënë Osmani.

Për këtë ngjarje, gjatë ditës ka pasur postime edhe nga ana e zyrtarëve të tjerë shtetërorë.