Mbledhja e KQZ-së FOTO-Amire Qamili- Çollaku/KALLXO.com

KQZ publikon shifrat e reja të refuzimit të zarfeve me vota nga jashtë

Mbi 9 mijë zarfe me fletëvotime të arritura nga jashtë vendit janë refuzuar gjatë procesit të verifikimit të këtyre zarfeve.

Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i KQZ-së ka thënë se shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës.

“Deri më tani janë̈ hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime që i janë̈ nënshtruar procesit të vlerësimit. Pas vlerësimit janë̈ aprovuar 22 mijë e 326 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime”, tha ai.

Kutojmë se momentalisht në Q endrën për Numërim dhe Rezultate janë duke u verifikuar zarfet me fletëvotime nga jashtë dhe pas kësaj do të pasojë numërimi i votave të pranuara si të vlefshme për zgjedhjet e 14 shkurtit.

QNR sipas Ahmetajt tashmë e ka përfunduar verifikimin e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Sipas tij, janë verifikuar 31 mije e 486 vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta.